INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për forumin e gruas socialiste, ja çfarë ndodh në qendrat e votimit. Nga nisja më herët deri tek...

Gara për forumin e gruas socialiste, ja çfarë ndodh në qendrat e votimit. Nga nisja më herët deri tek...

Publikuar më: 13:01 02-12-2018

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kreun e Forumit të Gruas Socialiste. Ka nisur procesi i votimit dhe në garë janë katër gra kur do të dalë edhe fituesja për Tiranën.

Katër zonjat që garojnë për kreun e forumit janë Etilda Muhaj, Klodeta Dibra, Voltiza Prendi dhe Zana Sina.

Bëhet me dije se procesi i votimit duhet të fillonte në orën 08:00, dhe mbaron në orën 17:00.

Në shumicën e qendrave të votimit procesi i votimit ka filluar në orën që është caktuar, por ka raste si ai në Frakë që votimi ka nisur më herët, në 07:30 dhe janë futur 12 vota, ndërkohë që nuk është parë të shkojë asnjë grua në votim.

Ndërkohë bëhet me dije se në Petrelë akoma nuk ka filluar procesi.

Në qendrat e tjera nuk paraqitet problem për orarin e nisjes së procesit të votimit.

Ndërkaq, ka probleme me listat, jo te gjithë aktivistët kanë emrin në liste dhe votojnë me procesverbal. Problemi është në vërtetësinë e këtyre të fundit.

Në njësinë 1, komisioni nuk është aspak bashkëpunues me vëzhguesit e kandidatëve, duke mos lejuar leximin e emrave të votueseve por duke proceduar vetëm me lexim të numrit të tyre (ndërkohë listat nuk janë për të gjithë njësoj, se disa janë me rend alfabetik disa jo). Burimi citon më tej se për më tepër anëtarët e komisionit në njësinë 1, dalin jashtë qendrës së votimit duke takuar votuese, e duke influencuar te to.

Article Logic
Execution time: 0.0044279098510742