INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Gallatë dhe çudira! Gafat dhe momentet që nuk duhet t’i humbisnit në këtë EUROVISION! [FOTO]

Gallatë dhe çudira! Gafat dhe momentet që nuk duhet t’i humbisnit në këtë EUROVISION! [FOTO]

Publikuar më: 19:03 14-05-2018

Eurovisioni i këtij viti po që ishte viti i SHQIPEVE!

Kjo jo më kot, pasi 3 nga konkurrentët ishin shqiptarë dhe pse dy prej tyre përfaqësonin shtete të tjera. Eleni Foureira me përfaqësim Qipron, Ermal Meta duke përfaqësuar Italinë dhe Eugent Bushpepa, Shqipërinë. Mirëpo ky Eurovision si çdo vit ka patur incidente, momente gazmore apo edhe performanca mjaft të mira si dhe vlerësimet habitën të gjithë. Emisioni "Fun Day" në INTv me moderatore Fatma Methasani ka përmendur disa prej ‘highlight-et e mbrëmjes.

1.Momenti kur erdhi koha e votimit nga Shqipëria, komentatori shqiptar bën një gafë, në fakt faji i produksionit ishte hapur mikrofoni në sallë ndërkohë ai dëgjohet duke thënë: “Ike për fare ti? Ku?” ndërsa më pas dha pikët e shqiptarëve për afatin kohor 30-sekondësh.

3f1fc614-9b6b-479d-9bb7-f3a93ad00192.jpg

2.Ajo ç’ka na çuditi ishte fakti që Italia na votoi (ne, Shqipërinë) me 0 pikë, ndërkohë që u dhame pikët maksimale, e me të drejtë ndërkohë më këtë vendim u habit dhe Ermal Meta, i cili tha: “Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane.Unë do t’ja kisha dhënë të gjitha Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit është mbreslënës”

298a8803-5c38-4f24-9f4b-3e825f03e220.jpg

3.Incidenti që i ndodhi këngëtares të Anglise teksa performonte, një reper “To be” i rrëmbeu mikrofonin. E dini çfarë? Ky reper doli të jetë shqiptar dhe fjalët e tij ishin: "Nazistë të mediave britanike, duam liri".

c4f949ec-567c-4050-aa7a-1f5fb6f57f99.jpg

4.Momenti i gëzueshëm për ne dhe ‘highlight’ për mbrëmjen ishte triumfi i shqiptares në vend të dytë, ndërkohë të gjithë prisnim fitoren, por fitoi “vajza-pulë” nga Izraeli.

b7afcce3-8bb5-4d38-891e-f65044382783.jpg

5.Pozicionimi i shqiptarëve këtë vit në Eurovision: Histori për SHQIPET! Vendi i 2-të nga FOUREIRA, i 5-ti nga META dhe vendi i 11 nga Shqipëria me “Mall” nga Bushpepa. Epo, BRAVO të 3-ve!/A.D/intv.al/

06c5361e-65c1-4807-81c1-02a9ab6a354c.jpg

cd.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00078105926513672
    array(1) { ["section"]=> string(94) "gallate-dhe-cudira-gafat-dhe-momentet-qe-nuk-duhet-t-i-humbisnit-ne-kete-eurovision-foto-58335" }