INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Gabuam"! Një vit pasi e dëboi, Revista Playboy i rikthehet lakuriqësisë [FOTO]

Publikuar më: 11:41 14-02-2017

Playboy nuk ia doli që të rezistojë gjatë pa iu rikthyer zakonit të vjetër.

Modelet nudo do të zbukurojnë faqet e revistës ikonike pasi kjo e fundit i dëboi. Në përpjekje për të ndryshuar imazhin e saj, revista Playboy i përjashtoi fotot nudo nga faqet e saj një vit më parë, por duket se gjëra nuk kanë ecur. Tashmë po i rikthehet mënyrave të saj të dikurshme dhe edicioni Mars-Prill shfaq në kopertinë një modele nudo, me sloganin që certifikon rikthimin e Playboy-t të vjetër: “Nudo është normale”. Kjo u pasua menjëherë nga deklarata e Cooper Hefner, djali 25 vjeçar i Hugh Hefner dhe drejtori i departamentit krijues të revistës. “Do të jem i pari që do të pranoj se mënyra me të cilën revista portretizonte lakuriqësinë ishte e vjetër, por ta hiqnim atë tërësisht ishte një gabim” ishin fjalët e tij. Më pas Hefner shtoi “Lakuriqësia nuk ka qenë kurrë problem pasi lakuriqësia nuk është një problem dhe sot do të marrim mbrapsht identitetin tonë.” Dhe e morën, dhe tani vëmë bast se Playboy më në fund do të fillojë të shitet sërish.

playbo.jpg

coop.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041