INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Furgonat e palicensuara të nxënësve nën shënjestrën e policisë! IN News zbulon një skemë të re...[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 05-10-2017

Me nisjen e shkollës dhe policia ka nisur kontrollet sa i përket transportit të nxënësve me furgona, madje pak ditë më parë janë ndëshkuar dhe 25 drejtues automjetesh. Ata ishin të palicensuar dhe nuk u kishin vënë fëmijëve rripat e sigurimit. E për tu fshehur policisë së fundmi disa nga ta të ndihmuar dhe nga mësuesit nuk parkojnë më para shkollave, por arsimtarët i shoqërojnë nxënësit në zonat pak më larg dhe më tej ata hipin në furgona. IN News e konstatoi këtë në disa shkolla në kryeqytet madje ku arsimtarët u ndeshën me kameran ndryshuan dhe rrugën. Po vetë fëmijët jashtë kameras na thanë se do ikin në grup drejt furgonit që i çon në shtëpi.

Po veç atyre që operojnë në të zezë në kryeqytet numërohen rreth 350 drejtues të liçensuar për transportin e nxënësve të shkollave në Tiranë, të cilët së fundmi po iu kërkohet që të lyejnë e automjetet me një ngjyrë, si dhe të ushtrojnë aktivitetin vetëm për nxënësit.
Këto ditë atyre po iu bllokohen lejet e qarkullimit, po iu vihen gjoba nga policia, pasi nuk pajtohen me vendimet e fundit me argumentin se nuk përballojnë dot kostot që të jenë vetëm furgona apostafat për shkollat.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877