INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuqia kuruese e muzikës, çfarë ndodh në trurin tonë

Fuqia kuruese e muzikës, çfarë ndodh në trurin tonë

Publikuar më: 12:00 20-05-2019

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqen të dëgjojmë muzikë cilado qoftë lloji i saj.

Dhe notat muzikore janë në të vërtetë ilac për trupin e njeriut sidomos për trurin, ato kanë fuqi të mëdha terapeutike duke ndihmuar në sëmundje të ndryshme, parandalon crregullimet e humorit, shqetësimet mendore, depresionin apo edhe një sërë sindromash të tjera klinike, si autizmi apo edhe sëmundjet neurdegjenerative

Muzika është një ilaç për shëndetin, ka fuqi të madhe terapeutike që varion nga sëmundjet më të ndryshme: ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të humorit, shqetësimit mendor, depresionit dhe një sërë sindromash klinike siç janë çrregullimet në lexim dhe të mësuarit, autizmi, demenca dhe sëmundje të tjera neurodegjenerative. ]=

Një gjë të tillë e përkrahin studiues të shumtë mes të cilëve edhe ekspertë italianë të cilët kanë bërë një panoramë 360 gradë të trurit dhe fazat e zhvillimit të qënies njerëzore duke nisur nga foshnja deri në pleqëri.

Sipas tyre muzika i qëndron pranë pacientit, përmirëson humorin dh stimulon memorien duke e ndihmuar të përforcojë kujtimet personale dhe identitetin e tij.

Dhe një gjë e tillë ka efekte pozitive tek sëmundja e demencës. Për më shumë praktika muzikore si pasion apo si formë terapie janë një një metodë e rëndësishme për të përforcuar të ashtuquajturën "rezervë njohëse", që është bagazhi i funksionit të trurit që në pleqëri vepron si në kontrast me sëmundjen e demencës .

Janë të shumta studimet që vërtetojnë fuqinë terapeutike të notave muzikore. Në një hulumtim me 435 binjakë u vu re se të praktikuarit e një instrumenti muzikor i mbronte nga demenca.

Efektet pozitive të muzikës u vunë re edhe tek pacientët me Parkinson, të cilët i ndihmon në lëvizje.

Efektshmëria rehabilituese e muzikës vjen për shkak të mekanizmave kompensues të trurit. Për më tepër, stërvitja muskulore e lidhur me përdorimin e një instrumenti përbën një terapi të shkëlqyer rehabilitimi edhe tek pacientët që kanë pësuar lëndime motorike.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539