INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë Ori Nebiaj: Jemi më mirë pa Eno Popin në “Wake Up”

Flet për herë të parë Ori Nebiaj: Jemi më mirë pa Eno Popin në “Wake Up”

Publikuar më: 19:57 04-11-2018

Pas 10 vitesh nën drejtimin e emisionit “Wake Up”, Eno Popi vendosi të largohej për të nisur një kapitull të re në jetën e tij. Edhe pse vlen të theksojmë se ende publiku emisionin e mëngjesit e lidh vetëm me figurën e Eno Popit, “Wake Up” tanimë është nën drejtimin e Isli Islami dhe Oriela Nebiaj.

Ori Nebiaj e ftuar tek emisioni “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë rreth largimit të Eno Popit dhe se si ajo ndihet tani që moderon vetëm me Islin. Ajo ishte mësuar që të moderonte në praninë e dy meshkujve, por ka rrëfyer se është më mirë vetëm me njërin prej tyre.

sas.png

 

“Çdo moderator do të ketë hapësirën e tij për tu shprehur, do që të jetë në kontroll të situatës se në fund të ditës ky është profesioni. Kështu që, nga të qenurit tre, jemi më mirë që jemi dy. Kemi më shumë kohë ne për njëri-tjetrin, kemi më shumë kohë për të ftuarit dhe bisedat janë më të këndshme”, është shprehur Ori.

Article Logic
Execution time: 0.0043890476226807