INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Flemë jashtë dhe në kasolle. Lista selektive”, banorët e prekur nga tërmeti në Korçë nisin protestën

“Flemë jashtë dhe në kasolle. Lista selektive”, banorët e prekur nga tërmeti në Korçë nisin protestën

Publikuar më: 11:41 14-09-2019

Banoret e Qafëzezit në qarkun e Korçës kanë zhvilluar këtë të shtunë një protestë ndërsa shprehen se po kryhen punime selektive në shtëpitë, të cilat u shkatërruan dhe pësuan dëmtime nga tërmeti i 1 qershorit.

Qytetarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që t’i ndihmojë pasi siç shprehen ata, pushteti vendor vijon të mos i konsiderojë duke kryera punime tërësisht selektive.

“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s’kemi ku shkojmë. I lutemi kryeministrit të vëre dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh”- shprehen ata.

Article Logic
Execution time: 0.0029928684234619