INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmat që këpusin dhe bëjnë për të qarë edhe njishat e ftohtë ‘pa ndienja’[VIDEO]

Filmat që këpusin dhe bëjnë për të qarë edhe njishat e ftohtë ‘pa ndienja’[VIDEO]

Publikuar më: 15:22 10-06-2018

Si e dielë që është jemi të gjithë në depresion dhe gati për të qarë sepse nuk mund t’i themi fundjavës mirupafshim dhe nuk jemi gati për një javë të re.

Ky është një cikël i vazhdueshëm i cili ndodh çdo të dielë.

Si meqë jemi në këtë lloj gjendjeje, mendova t’ju jap me vërte arsye për të qarë.

Kjo është një listë me filma që mund t’i shihni kur keni nevojë të shkarkoheni dhe të qani por ju duhet një arsye.

Ja pra, ku i keni arsyet:

 

Hachiko: A Dog's Tale

Nëse nuk qani me Hachikon më mirë largohuni që tani sepse nëse ky film nuk ju këput zemrën, asnjë film tjetër nuk do ja dalë.

 

 

 

Life Is Beautiful

Një nga filmat për të cilët italianët janë më krenarë. Roberto Begnini dhe përpjekjet e tij për të mbrojtur djalin nga terroret e luftës, do ju bëjnë të qani si fëmijë.

 

 

 

I Am Legend

Ok, unë jam kafshëdashëse e madhe dhe çdo film që lëndohet një kafshë për mua është tmerr. Një nga këto skena është dhe momenti kur Will Smith detyrohet të vrasi qenin e vet.

 

 

 

Marley and Me

Është prap një film me qen, por fundja janë miqtë më të mirë të njeriut për një arsye.

 

 

 

Love Story (1970)

Filmi është tepër i famshëm prej kolonës zanore fantastike që ka. Keni parasysh sa e trishtë është melodia? Filmi është aq i trishtë – SHUMËZUAR ME PESË.

 

 

 

Grave of the Fireflies

Mos u gënjeni nga animacioni. NUK ËSHTË FILMI I ZAKONSHËM VIZATIMOR ME FUND TË LUMTUR. Grave of the Fireflies është anime që ka shkatërruar emocionalisht një botë të tërë!

 

 

 

The Boy in the Striped Pajamas

Dy fëmijë të vegjël, njëri gjerman, tjetri hebre, kamp përqëndrimi - Mendoj se formula u plotësua. Zemra mirë që do ju thyhet por fillimisht do shkojë deri në thembër nga tmerri e pastaj do të copëzohet.

Article Logic
Execution time: 0.0024299621582031