INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festoi ditëlindjen si në përralla dhe mori dhurata nga më të ndryshmet! Fansat ''bombardojnë'' Xhensilën me komente [FOTO]

Festoi ditëlindjen si në përralla dhe mori dhurata nga më të ndryshmet! Fansat ''bombardojnë'' Xhensilën me komente [FOTO]

Publikuar më: 21:18 10-04-2018

Ditëlindja e Xhensila Myrtezaj ka qenë kryefjala e ditës së sotme, ndërkohë që fotot kanë pushtuar rrjetet sociale.

Ajo këtë herë festoi ditëlindjen më speciale. Xhensila festoi mbrëmjen e kaluar 25 vjetorin me një festë dedikuar asaj. Këngëtarja është shfaqur më e lumtur se kurrë duke na përcjellë pamje si në përralla.

E ndërsa mbrëmë patë momente nga festa, sot 25 vjeçarja zbulon edhe dhuratat të cilat me siguri përveçse të bukura, janë edhe të shtrenjta.

Përpos luleve që i bëri bashkëshorti Bes Kallaku, shumica e çantave mbajnë emra të markave më të njohura luksoze, si Chanel, Hermes, Paul Picot etj.

Xhensila shfaqet e strukur mes dhuratave ndërkohë që fansat e kanë bombarduar me komente, shumë prej të cilëve e kritikojnë për luksin e tepruar.

Njëri prej tyre shkruan se: “Populli vdiq për bukë, ju shisni pordhë me dhurata 1000 euro, bëni ndonjë bamirësi lërini reklamat”.

Ndërkohë Xhensila falënderon të gjithë ata që i zbukuruan ditëlindjen.

xhensila-2.jpg30085070_199429247328480_1323912734005264384_n.jpgxhensia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030128955841064