INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fero ‘dorëzohet’ dhe e pranon publikisht! Arbenita e ka mundur në lojën e tij

Fero ‘dorëzohet’ dhe e pranon publikisht! Arbenita e ka mundur në lojën e tij

Publikuar më: 17:34 20-05-2019

Fero është padyshim një nga reperët më të rinj dhe që ka shkaktuar shumë zhurmë në tregun muzikor shqiptar.

Rebel, i pabindur, me vetëbesim të lartë dhe arrogant. Këto ishin cilësitë që kemi njohur në fillim nga reperi. Askush nga ne nuk mund ta besonte që ai do të binte seriozisht në dashuri me një vajzë, të paktën në këtë moshë, por Arbenita Ismajli na ka vërtetuar të gjithëve të kundërtën.

Ajo jo vetëm që e ka bërë për vete reperin, por mesa duket e ka mundur edhe në lojën e tij; atë të dashurisë për veten.

Teksa ishte i ftuar në emisionin "E diell", reperi rrëfeu se modelja ka sjellë ndryshimin e madh tek ai dhe ka bërë atë që asnjë femër s'kishte mundur më parë.

"Unë gjithmonë e kam pasur këtë problem, se e kam dashur veten shumë, por ajo më ka bërë konkurencë të sinqertë, kështu që tani e dua atë më shumë."- u shpreh reperi para kamerave duke e pranuar kështu publikisht dashurinë e tij.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611