INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali provokon Xhenin, ja si reagon ajo për Benardin [VIDEO]

Ermali provokon Xhenin, ja si reagon ajo për Benardin [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 10-03-2018

Lidhja e Xhenit dhe Benardit ka marrë gjithmonë vëmendjen e publikut, jo vetëm në reality show por edhe më tej. Historia e tyre e dashurisë mori hapësirë në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi. E sapo mbërritur nga Italia, Xheni i tregoi Ermalit se ata të dy kanë problem mos kuptimin e njëri-tjetrin teksa nga veprimet e sjelljet e saj në studio kuptojmë se sa ajo ende ka një energji të fortë ndaj Benardit. Pyetjeve të Ermalit nëse ai i i mungon apo nëse është kthyer edhe për të, ajo i përgjigjet shpesh me një buzëqeshje duke na konfuzuar më shumë.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Për ta ngacmuar në lidhje me këtë, moderatori sajon një lajm në studio duke i thënë Xhenit se Benardi është lidhur me një tjetër protagoniste të Big Brother teksa ajo shtanget.

“Benardi??? ( e habitur) Jeni të sigurtë që po flisni për Benardin… (qesh) …” – kaq mjaftoi dhe Ermali ndërhyn sërish e i thotë “do thoje për Bernadin tim”? …

A e mendon ajo ribashkimin? Do të ndodh shpejt ky moment?

Mos e humbisni këtë moment në minutën e 15-të ndërsa ndiqni dhe intervistën e plote në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598