INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ëndërr’ për  studentët/ Zbulojeni

‘Ëndërr’ për studentët/ Zbulojeni

Publikuar më: 15:50 09-05-2018
Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët. Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë, ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë. Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës. Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë.
Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasuar me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.
berlin.jpg
 
Parisi, që për vite të tëra ka kryesuar në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë. 
Kompania në fjalë publikon çdo vit  renditjen e universiteteve më të mira në botë.Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve pritëse për studentët.
 paris.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053