INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndërr e bërë realitet. Tashmë njerëzit do kenë lente me lazer si të Superman

Ëndërr e bërë realitet. Tashmë njerëzit do kenë lente me lazer si të Superman

Publikuar më: 18:13 14-05-2018

Të gjithë jemi mahnitur nga aftësitë e mbi natyrshme të superheronjve në filma por kujt ja merrte mendja që një ditë shkenca do ti kthente në realitet?
Bëhet fjalë për lazerin e fuqishëm të superman-it që tashmë do përdoret nga njerëzit, por jo për të shkatërruar, por për të rritur sigurinë, shkruan intv.al
Udhëheqësi i projektit Malte Gather nga universitetit i Shën Andreës në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërtuar një lente të lakuar e cila mund të prodhojë rreze drite që kapin distanca të mëdha.
Qëllimi i ndërtimit të këtij lazeri është rritja e sigurisë, pasi fjala e fundit e teknologjisë mund të identifikojë njerëzit dhe pajisje nëpërmjet skanimit.
Instrumenti po planifikohet që të ketë dhe aftësinë e ndërtimit të hartave me peizazhit 3D dhe të ndjek rotacionin e tokës.
Laziri është i vendosur në një lente të zakonshme kontakti dhe ka një peshë shumë të vogël dhe nuk mund ti shkaktojë dëmtime syrit.
Për momentin kjo pajisje është eksperimentuar vetëm tek syri i një lope pasi kjo syri i saj ka një strukturë të ngjashme me atë njerëzor. Eksperimenti doli me sukses, nga syri i lopës arriti të dalë një rreze lazeri.
Shkencëtari Gather shprehet entuziast për zbulimin, pasi përveç se mund të përdoret si Sensor për identifikimin e personave mund të vendoset dhe tek kartëmonedha, dokumentet e rëndësishme si etiketë sigurie.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00098204612731934
    array(1) { ["section"]=> string(82) "enderr-e-bere-realitet-tashme-njerezit-do-kene-lente-me-lazer-si-te-superman-58325" }