INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eliza Dushku kryqëzohet pas deklaratës për përdhunim, reagon e ëma: ‘E kisha frikë atë njeri të fuqishëm’ [FOTO]

Eliza Dushku kryqëzohet pas deklaratës për përdhunim, reagon e ëma: ‘E kisha frikë atë njeri të fuqishëm’ [FOTO]

Publikuar më: 15:11 14-01-2018

Ditën e sotme tronditi Hollywood-in një histori tjetër përdhunimi, ajo e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Aktorja me një status në Facebook tregonte si ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare nga Joel Kramer.

Ndër të tjera Eliza në deklaratën e saj shkruante se e kishte ndarë këtë histori me prindërit ç'ka bëri që shumë prej komentuesve të kryqëzonin prindërit e aktores që nuk kanë vepruar, edhe pse e kanë ditur ngjarjen.

"Më vjen keq që të ka ndodhur kjo, por si prind mendoj që ishte përgjegjësia e prindit tënd të bënte diçka. Jam e sigurt që ata kanë pasur frikë se kjo do ndikonte karrierën tënde. Ata të kanë lejuar të shkoje në punë duke e ditur që jeta jote ishte në duart e tij. Edhe pas incidentit ata nuk kanë thënë asgjë. Ai mund të të kishte vrarë. Edhe unë jam ngacmuar seksualisht kur isha 11-12 vjeç por mamaja ime shkoi në polici.

Megjithatë ne ishim të pafuqishëm pasi nuk e dinim kush ishte personi. Prindërit e tu kishin fuqi. Ata mund t'i thonin regjisorit ose të telefononin policinë, por qëndruan të heshtur. Kështu kanë lejuar që kjo gjë t'u ndodhë edhe fëmijëve të tjerë pas teje. Nuk ka justifikim për veprimin që ai ka bërë, por turp t'ju vijë prindërve të tu", shkruante një komentuese të cilës i ka replikuar mamaja e Elizës e cila është shprehur se do donte të kishte guxim.

"E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë për karrierën e saj, sepse nuk kishte rëndësi për mua, por kisha frikë nga Joel Kramer. E mësova se çfarë kishte ndodhur tamam vite më vonë. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar të tregonte të gjithë historinë dhe në një farë mënyre ajo më mbrojti mua sepse e dinte sa frikë e kisha atë njeri të fuqishëm. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj pas shumë vitesh. Falenderime mamasë suaj për atë çfarë bëri për ty. Do doja të isha aq trime", shkruan mamaja e Elizës.

73683-640-0-5a5a5f278b4c9.png

73680-640-0-5a5a5f2786ebb.jpg

73684-640-0-5a5a5f596362e.png

Burimi: Xing.al

Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992