INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elgit Doda ka rezerva për këtë këngëtare të famshme shqiptare

Elgit Doda ka rezerva për këtë këngëtare të famshme shqiptare

Publikuar më: 13:04 09-02-2017

"Ajo nuk ja doli mbanë!", për çfarë e ka fjalën artisti?!

 I ftuar në emisionin “Tek Unë” me Arjola Shehun, Elgit Doda flet edhe për gjendjen e artit dhe këngëtarëve në Shqipëri. Ai tha se klikimet në Youtube nuk të bëjnë këngëtar, se shpesh ato janë të manipuluara dhe truket shkojnë deri aty sa të blesh “dislike” për videot e konkurrentëve të tu.

E nga ana tjetër, të shumtë janë artistë që kanë tentuar tregun evropian, një prej tyre edhe Elhaida Dani. Edhe pse Doda shpreh vlerësimin e tij për vokalin e Elhaidës, nuk duket shumë entuziast për arritjet e saj.

“Unë e vlerësoj si artiste Elhaidën. Por ku ka humbur Elhaida?! U be kohë pa e parë në ekrane. Ajo për mua bëri një gabim. Atëherë kur ajo u ngrit me te madhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion ajo nuk doli mirë.”

Doda shprehet i zhgënjyer edhe nga festivali i fundvitit teksa thotë se po të shohësh pjesëmarrësit, nuk të ngelen shumë alternativa të mira për të na përfaqsuar në Eurovizion.

Ndiqni intervistën e plotë në këtë link: 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754