INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta e grave përkrahë meshkujve më të pasur në botë

E vërteta e grave përkrahë meshkujve më të pasur në botë

Publikuar më: 15:34 05-07-2018

Gratë e njerëzve më të pasur në botë: si duken dhe çfarë bëjnë? 

Nëse ju mendoni se ato kalojnë gjithë jetën e tyre në spa, veshur me veshjet më të reja nga stilistët më në zë të industrisë së modës, atëherë e keni shumë gabim.
Ne në InLife kemi përgatitur një përmbledhje për gratë përkrahë meshkujve më të pasur në botë që luftojnë stereotipet e zakonshme.

Melania Trump

melania_trump_3.jpg

Melania Trump, në rast se dikush nuk e di ende, është gruaja e Presidentit më të pasur të SHBA, Donald Trump.

Historia duket tipike: një burrë i pasur martohet me një modele të bukur. Megjithatë, nuk është kaq e thjeshtë. Jo të gjithë e dinë se para se Melania të bëhej modele, ajo është diplomuar për arkitekturë dhe dizajn. Më vonë, ajo e gjeti veten duke punuar në këtë profesion.

Selma Hayek

melania_trump_1.jpg

Ky është një rast ku nuk e dimë se kush është më fatlum , gruaja e miliarderit, François-Henri Pinault apo burri i aktores së talentuar, Salma Hayek. Rruga e saj si aktore në Hollivud nuk ka qenë e thjeshtë: ajo duhej të luante rolet e shërbëtores dhe prostitutës, por ajo kurrë nuk ka hequr dorë.

Sot, e gjithë bota e njeh emrin e saj.

Salma Hayek ka marrë pjesë në 30 filma dhe është gruaja e parë meksikane që është nominuar për një Oskar si "Aktorja më e mirë".

Mariah Carey

melania_trump_2.jpg

Ky është një nga çiftet më të famshme të milionerëve / miliarderëve. Për fat të keq, ata nuk janë më së bashku.
Ish i dashuri i Mariah Carey është një miliarder i quajtur James Packer. Atij I pëlqente t’I dhuronte të dashurës së tij avionë privatë apo diamante gjigande.
Por Mariah vetë është larg nga të qenit e varfër.

Të gjithë e njohin atë si këngëtare, kompozitore, producente dhe aktore të suksesshme.

Sipas Forbes, në vitin 2007, Mariah Carey ishte gruaja e gjashtë më e pasur në industrinë e argëtimit: pasuria e saj arrinte deri në 225 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939