INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti ''Doktoresha e Shkencave'', Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ndjen kompleksin që ka...

E quajti ''Doktoresha e Shkencave'', Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ndjen kompleksin që ka...

Publikuar më: 23:33 18-12-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se protesta e studentëve nuk është partiake. E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ Kryemadhi komentoi edhe deklaratat e Ramës, i cili e quan ‘Doktoresha e Shkencave’. Kryemadhi tha se nuk ishte ndonjë titull i keq, ndërsa theksoi se ky është kompleks i kryeministrit ngaqë për 5 vite ia hodhi fajin LSI por në fakt 'shushunja ishte vet'.

“Mbas protestave qëndron çdo shqiptar që ka problem. Edhe FRESSH ka pjesën përbërës në protestë. Nuk është protestë protestë partiakë, por kërkesat janë politike. Aty sheh të kapur dorë për dore FRESSH-istin me LRI-istin. Nuk është ndonjë titull i keq. Ndjen kompleksin që ka vetë se në 5 vite ja hodhi fajin LSI. Doli që shushunja ishte vetë. Demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët Ramës nuk ja ka bërë politika në 20 vite. Në rrejtët sociale do gjesh meme qesharake që tregojnë nivelin ku ka rënë kryeministri”,- tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833