INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se kush është vajza më seksi e showbizzit, Valdrin Sahiti përgjigjet kështu...

E pyesin se kush është vajza më seksi e showbizzit, Valdrin Sahiti përgjigjet kështu...

Publikuar më: 22:06 24-02-2018

Vip-at shqiptar e adhurojnë, kjo e thënë për faktin se i besojnë lukun duarve dhe fantazisë së tij.

Por me të drejt mund të pyesni po për Valdrin Sahitin cili është vajza më seksi e showbizzit?

Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Valdrini i cili ishte i ftuar në emisionin radiofonik ‘You&Me’, ku tregoi për gjithë eksperiencën e tij me vajzat e showbiz-it.

Ai ka treguar se vajzat nga Kosova dhe ato nga Shqipëria kanë shumë ndryshime përsa përket stilit të tyre në të veshur.

“Artistet e Kosovës kanë më shumë stil dhe guxim, ndërsa të Shqipërisë kanë më shumë klas dhe njohin kualitetin, materialin, komoditetin.

Për koston në Kosovë pyesin më shumë, ndërsa në Shqipëri duan që një gjë që ta marrin ta marrin të saktë.”

Ndërsa kur u pyet se cila është femra më seksi e shoëbiz-it shqiptar, Valdrini tha: “Mendoj se Nora Istrefi është një nga femrat më seksi shqiptare, është bombë.”

Ke të drejt Valdrin me gjithë atë stërvitje që bën Nora në palestër... ja vlen të mendosh kështu.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502