INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara e Fatmir Hysenbelliut del kundër të famshmeve: ‘Mos shko kurrë në hotel me një… [FOTO]

E preferuara e Fatmir Hysenbelliut del kundër të famshmeve: ‘Mos shko kurrë në hotel me një… [FOTO]

Publikuar më: 20:19 08-11-2018

Ai cilësohet si një nga meshkujt më të pasur dhe të pashëm shqiptarë, për të cilin mjafton të bëjmë një vëzhgim të lehtë në profilin e tij në Instagram e duket mjaft mirë jeta luksoze që bën. 

Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliun, pinjollin e një prej familjeve më të pasura në vendin tonë, i cili përpos ndarjes nga Anxhelina Hadërgjonaj, u vu në qendër të vemendjes pas publikimit të disa fotove nga Dailymail, duke dalë nga një hotel e duke darkuar me Pamela Anderson.

Kjo e fundit ka bërë një deklaratë mjaft shokuese kundër lëvizjes #meToo në kuadër të abuzimeve seksuale ndaj femrave.

Në një intervistë të fundit për “60 Minutes Australia”, ajo doli kundër fushatës #MeToo duke thënë se e gjithë kjo situatë po i paralizon meshkujt.

“Mendoj se feminizmi mund të shkojë shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo valë e tretë e feminizmit është një gjë e panevojshme. Mendoj se i paralizon meshkujt. Mendoj se kjo fushatë është diçka e tepërt. Më falni, ndoshta do të më vrasin që e thash këtë. Por, nëna ime më ka mësuar që të mos shkoj në hotele me një të huaj. Nëse një mashkull ju hap derën dhe është vetëm në një robdëshambër, merrni edhe një person tjetër para se të hyni në dhomë”, ishin fjalët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666