INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përfshihu në dosjen e 'Toyota Yaris', Çyrbja padit Lulzim Bashën

E përfshihu në dosjen e 'Toyota Yaris', Çyrbja padit Lulzim Bashën

Publikuar më: 16:11 23-10-2018

Pasi Lulzim Basha e përfshihu në çështjen e "Toyota Yaris", ka reaguar deputeti i PS, Jurgis Çyrbja.

Basha tha se në dosjen e “Toyota Yaris” ku u sekuestruan 3,4 milionë euro janë përfshirë edhe deputetët e PS Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PS thotë se do padisë Bashkën për shpifje dhe e sfidon që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”- shprehet Jurgis Çyrbja.

 

jurgis_basha.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785