INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Zidane firomos me ekipin Italian

E papritur! Zidane firomos me ekipin Italian

Publikuar më: 18:27 17-07-2018

Nga Spanja vjen lëvizja e radhës e bujshme në merkato, që lidhet me Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Realit, i cili ka fituar 3 Champions League radhazi do të rikthehet sërish te Juventusi, por këtë herë në rolin e një drejtuesi.

“Libertad Digital” shkruan se që nga muaji tetor ai do të ketë rolin e këshilltarit për drejtorin sportiv, Fabio Paratici. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Itali, por ardhja e Ronaldos mendohet se e ka bindur për t’u bashkuar drejtuesve të bardhezinjve.

Gjatë verës u përfol për një kalim të mundshëm te Juventusi, por në rolin e trajnerit. Fakti që Allegri zgjodhi që të rinovonte, ka sjell që klubi torinez t’i ofrojë një post të ngjashëm të cilën e ka pasur më parë edhe te Reali. Një tjetër goditje ëndrrash për Juventusin, por këtë radhë në role drejtuese

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225