INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E masakruan” për këngën me reperin amerikan edhe Ledri ka dy fjalë për t’i thënë Elvana Gjatës, por çudit me gjestin e tij [FOTO]

“E masakruan” për këngën me reperin amerikan edhe Ledri ka dy fjalë për t’i thënë Elvana Gjatës, por çudit me gjestin e tij [FOTO]

Publikuar më: 21:43 13-04-2018

Po këta sikur do bënin një këngë bashkë?

Pas një kohe të gjatë pushimi, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm. Para disa muajsh ajo erdhi në Shqipëri ku prezantoi albumin e saj më të ri me 5 këngë dhe më pas krejt papritur publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Off Guard” në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Ty Dolla Sign sëbashku me një klip tipik “amerikan”.

Syri kritik i publikut vuri re “anglishten” e Elvanës në këtë këngë dhe u komentua shumë në rrjetet sociale.  Mirëpo përveç kritikëve, nuk mund të mungojnë edhe mbështetjet, të cilat kur vijnë nga këngëtarë të mirë kanë më shumë vlerë.

Ledri ka reklamuar këngën e Elvanës në Instagram duke treguar mbështetjen e tij dhe sigurisht që nuk mund të mos i komentonte Elvana.
“Avash ti avash”, i ka komentuar ajo me shaka dhe Ledri ia ktheu “ti po tiii” në kuadër të shakasë sigurisht.

golavas.jpg

 

Mirëpo Ledri e ka fshirë nga Instagramin e tij foton për arsye që nuk i dimë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109