INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E masakrojnë me komente negative për të pasmet, Armina Mevlani përgjigjet kështu [FOTO]

E masakrojnë me komente negative për të pasmet, Armina Mevlani përgjigjet kështu [FOTO]

Publikuar më: 11:05 06-08-2017

Armina Mevlani është masakruar me komente negative nga ndjekës të shumë në Instagramin e saj, në një foto që ajo ka postuar gjatë pushimeve.

Shkak kanë qenë linjat e saj trupore, e sidomos kritikat se ajo nuk ka forma të mira në pjesën e vitheve.

Mirëpo, pas shumë komenteve, Armina ka vendosur t'u kthejë të gjithëve përgjigje.

Ja çfarë shkruan ajo:

Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin.

Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar.

Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë.

Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti.

Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye.

Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time.

ARMI.png

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043