INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit për Malumën, por Bebe Rexha qenka ''e çmendur'' pas aktorit tuaj të preferuar, flirton hapur me të, nuk do ta besoni si e quan [FOTO]

E dinit për Malumën, por Bebe Rexha qenka ''e çmendur'' pas aktorit tuaj të preferuar, flirton hapur me të, nuk do ta besoni si e quan [FOTO]

Publikuar më: 20:01 21-06-2018

Edhe ju e quani të dashurin tuaj kështu?

Ajo është një nga këngëtaret më të mira në botë fama e së cilës është rritur shumë vitet e fundit dhe tashmë konsiderohet një yll i muzikës botëtore. Bëhet fjalë për Bebe Rexhan e cila ka pushtuar chartet muzikore me hitet e saj dhe para pak kohësh ajo është përfolur shpesh se mund të ketë diçka më shumë se miqësi me Malumën pas komenteve që shkëmbenin në Instagram. Por këngëtarja shqiptare paska fiksim aktorin e njohur amerikan Michael B.Jordan, të cilin mund ta keni parë në rolin e të keqit tek filmi i famshëm “Black Panther”, por edhe te “CREED”.

Bebe nuk ka patur aspak frikë që ta shprehi publikisht pëlqimin e madh që ajo ka ndaj aktorit, duke deklaruar edhe në një intervistë për “Cosmpolitan” se fiksimi i saj është Michael.

“Mashkulli fiksim për momentin është Michael B. Jordan”, u shpreh ajo për revistën. Por, askush nuk e priste që këngëtarja të hidhej vet në ‘sulm’ dhe ta gjuante hapur aktorin. Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku i duken muskujt, Michael ka bërë të ditur se ka qenë në kopertinën e revistës “Essence”. Si duket, Bebe nuk i ka rezistuar kësaj fotoje kaq seksi të aktorit dhe ka komentuar një sy me zemra.

 

mbnjda.jpg

Komentit të saj i janë përgjigjur me mijëra fansa, të cilat i mbështesin mendimin këngëtares. “Ai është gjithçka”, i është përgjigjur një vajzë, ndërkohë që Bebe ia kthen: “Ai është çfarë ne quajmë një ‘daddy’”, duke i habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Nga ana tjetër, aktori nuk ka reaguar në komente, por fundja, asgjë nuk dihet, Bebe është një vajzë shumë e bukur dhe seksi.

bba.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074