INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Armina Mevlani tregon se çfarë i ka ndryshuar jetën dhe nuk është Shkëlzeni!

E dinit? Armina Mevlani tregon se çfarë i ka ndryshuar jetën dhe nuk është Shkëlzeni!

Publikuar më: 17:13 22-08-2018

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Si një blogere shumë e njohur, Armina është shumë aktive dhe së fundmi nëpërmjet blogut të saj Armina ka zbuluar pasionin e saj më të madh, leximin.

Ajo ka treguar se ka shumë libra të cilët kanë ndryshuar jetën e saj dhe që e kanë motivuar për të ecur përpara.

"Librat për mua janë jetë! Gjithmonë kam një libër në dorë, pavarësisht sa punë mund të kem…

Më pëlqen të lexoj, sepse më çon në një botë tjetër, më jep hapësirë për të ëndërruar dhe imagjinuar. Jam një ëndërruese romantike e pashpresë falë tyre”, – ka shkruar Armina.

Gjithashtu ajo ka ndarë me të gjithë librat e saj të preferuar: “Gjeniu” nga Teodor Drajzer, “Tre shokët” dhe “Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque, “Njëmijë vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez, Novela nga Stefan Zëeig, Poezi nga Pablo Neruda, “Alkimisti” nga Paulo Coelho, “Chanel, Një jetë përralle” nga Alfonso Signorini, “Muzeu i pafajsisë” nga Orhan Pamuk.

books.png

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271