INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘E dimë se kush janë’, paralajmërimi i Edi Ramës për prodhuesit e ushqimeve të rrezikshme [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 06-05-2019

Parashikimet në Kodin Penal që pritet të miratohen ishin pjesë e një diskutimi mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësues të prodhuesve shqiptarë të ushqimeve. Rama bëri me dije ndëshkimet për mashtruesit me ushqimet. Sipas Ramës edhe pse çështja është komplekse, ai tha se nuk do të jetë shumë e vështirë për t’i gjetur ata që mashtrojnë me ushqimet. Bëhet fjalë për prodhuesit dhe importuesit e ushqimeve. 

“Jemi shumë të gatshëm të nisim këtë betejë, sapo të kalojë Kodi Penal, sepse e dimë se kush janë. Ata nuk janë kaq misterioz dhe të pakapshëm. Po ashtu, shumë prej tyre që mashtrojnë do të tërhiqen nga ky aktivitet dhe do të hynë në binaret e ligjeve”, theksoi Rama.
Vitet maksimale të ndëhskimit me burg është 15. Shefi i qeverisë sqaroi se ndëshkimi nuk do të jetë vetëm kaq. “Ne jemi të vendosur për të vendosur në Kodin Penal ndëshkim me heqje lirie, ndalim përgjithmonë të personit për t’u marrë me atë aktivitet, dhe patjetër edhe me dësmshpërblimet përkatëse. Po diskutojmë edhe sekuestirmin e të gjitha aseteve të aktivitetit që kapet në shkelje”, theksoi Rama.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë solli dhe një fakt mbi reagimin e organeve të drejtësisë me denoncimet për ushqime të rrezikshme.
“Një nga aspaketet më problemaitke është aspekti legjislativ. Sa dhe si ndëshkohet dikush që e kërcënon sigurinë ushqimore sot. Mjafton t’ju them një fakt. 95 referime i janë bërë organeve të hetimit dhe ndjekjes penale, vetëm në peridhën shtator 2017-dhjetor 2018 dhe nuk është ndëshkuar askush. Asnjë referim nuk ka shkuar në gjykatë”, deklaroi ai.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0076210498809814
    array(1) { ["section"]=> string(97) "e-dime-se-kush-jane-paralajmerimi-i-edi-rames-per-prodhuesit-e-ushqimeve-te-rrezikshmevideo-93100" }