INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se zhvati 1000 franga bashkë me Loredanën, tani Mozzik mbyll 'gojët e liga' me këtë FOTO

E akuzuan se zhvati 1000 franga bashkë me Loredanën, tani Mozzik mbyll 'gojët e liga' me këtë FOTO

Publikuar më: 23:34 14-05-2019

Reperja e njohur Loredana Zefi ka qënë në vëmendje të mediave shqiptare dhe jo vetëm për akuzat e ngrituar ndaj saj. Fillimisht çifti zvicerian akuzoi Loredanën dhe vëllanë e saj se i kishin marrë një shumë të madhe parash teksa përdornin shantazh. Më pas akuza të tjera dolën në dritë, nga ish-shoqet e reperes, akuza për Getinjon dhe mamanë e Loredanës.

Mirëpo ditën e djeshme u zbulua se dhe Mozzik është përfshirë në këto akuza.

Media zviceriane “Blick” shkruan se një pronar anijesh pretendon se në vitin 2017 Loredana dhe Mozzik i kishin kërkuar një anije në emër të avokatit Landmann. Çifti kishin marrë anijen për tre orë dhe kur e kishin kthyer nuk kishin paguar asnjë lekë duke thënë se nuk kishin para me vete dhe se pagesën do ta bënin kur të ktheheshin.

Pronari i anijeve ngriti padi kundër Mozzikut dhe Loredanës pasi ata nuk ja dhanë paratë ndërkohë që marrja me qira e një anijeje shkon deri në 1000 franga.

Pas akuzave lidhur me këtë ngjarje, Mozzik ka reaguar me një postim në Instagram që i thotë të gjitha.

“Selfmade & real till I die“, shkruan reperi duke treguar kështu se suksesin e ka arritur vetë, falë punës së tij, teksa shfaqet para një makine luksoze.

b8293efc-143f-4d18-868d-d32ea35097a5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279