INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy ekipet rivale të përjetshme me njëra-tjetrën, por shoku më i mirë i Aguero-s është lojtari i Manchester Unitedit

Dy ekipet rivale të përjetshme me njëra-tjetrën, por shoku më i mirë i Aguero-s është lojtari i Manchester Unitedit

Publikuar më: 19:11 16-08-2018

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka qenë shpeshherë kundërshtar i lojtarit spanjoll të Manchester Unitedit, David de Gea. Megjithatë, këta të dy kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë, duke e lënë pas rivalitetin mes dy klubeve.

Shoqëria e tij vjen si rrjedhojë e kohës që e kishin shpenzuar bashkë në Atletico Madrid, nga vitit 2009 deri në vitin 2011, kur të dy u larguan nga Madridi drejt Mançesterit. Megjithatë, në Mançester, ata u bënë rivalë në futboll, për shkak se u transferuan në klubet më të mëdha të qytetit.

“Shumicën e kohës jam i vetëm në Mançester. Kur nuk jam i vetëm, jam me Nico Otamendin ose me David de Gean. Rri shumë me De Gea për shkak të kohës që kemi qenë bashkë në Atletico Madrid. Kemi një shoqëri të mirë. Por, ai luanë për Unitedit, ndërsa unë për Cityn”, ka thënë Aguero.

Aguro i ka shënuar shpeshherë gola shokut të tij, përfshirë këtu edhe golin e fitores në disa ndeshje. Megjithatë, edhe De Gea ka bërë disa herë pritje të mrekullueshme të gjuajtjeve të Agueros.

 

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332