INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Droga zhduk instiktin e nënës. Lëndët narkotike ndikojnë në komunikimin me foshnjën [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 28-07-2017

Gratë që marrin drogë humbasin instinktin e nënës. Një studim i kryer së fundi në Amerikë tregon se përdorimi i drogës largon instinktin e nënës gjë që u vërtetua nga skanimet e trurit dhe mënyra sesi ato reagonin ndërsa ishin me foshnjat e tyre.  Studiuesit nga Kolegji i Mjekësisë në Baylor dhe Universiteti i Lowa-s paralajmërojnë se gjetja është veçanërisht shqetësuese pas epidemisë së drogës që ka përfshirë Amerikën. Ekipi i obstetërve analizoi skanimet MRI të 36 nënave që vuanin nga çrregullimet e përdorimit të substancave. Ata gjithashtu i filmuan ato duke bashkëvepruar me foshnjat e tyre në moshën pesë muajsh. Krahasuar me grupet e kontrollit ku nënat ishin të shëndetshme, ato që konsumonin drogë përjetuan një reagim shumë më të dobët emocional ndaj fytyrave të qeshura të foshnjave të tyre. Autorët e studimit thanë se “ndryshe nga shumë nëna që angazhohen me foshnjat e tyre duke e konsideruar një përvojë unike dhe të kënaqshme, nënat me varësi, edhe kur nuk janë duke përdorur në mënyrë aktive substanca, mund të jenë më pak të afta për t'iu përgjigjur siç duhet fëmijëve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316