INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të dini kush është më i miri mes Mourinho-s dhe Guardiolë-s? Maradona jep vlerësimin e tij...

Doni të dini kush është më i miri mes Mourinho-s dhe Guardiolë-s? Maradona jep vlerësimin e tij...

Publikuar më: 22:05 14-11-2018

Diego Armando Maradona kishte disa komente për të ndarë për faktin se kush është trajneri më i mirë në botë. Padyshim, që sipas tij Mourinho ishte trajneri, i cili përdor skemat dhe taktikat më të mira duke nxjerrë maksimumin me burimet e kufizuara që klubi i ofron.

Për Guardiolën, legjenda e futbollit, tha se ai është me fat që ka mësuar nga një ish-legjendë si Johan Cruyff dhe se “tiki-taka” nuk është një shpikje e tij, por e holandezit.

“Unë besoj se stili i Guardiolës funksionon për shkak të fuqisë blerëse, ku ai është mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. Për mua, po, Mou është më i miri, – ka thënë argjentinasi për gazetën spanjolle “Marca”.

Ai do të bëjë një udhëtim për të takuar Mourinhon, nga i cili Maradona tha se ka për të mësuar shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875