INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli në vendin e dytë/ Mediat greke gjejnë fajtorin, drejtojnë gishtin nga Shqipëria

Doli në vendin e dytë/ Mediat greke gjejnë fajtorin, drejtojnë gishtin nga Shqipëria

Publikuar më: 10:17 13-05-2018

Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision u rëndit në vendin e dytë. Kënga e saj me titull “Fuego” u pëlqye shumë nga publiku, por fatkeqësisht nuk arriti të merrte vendin e parë.

Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Mediat greke duket se janë të pakënaqura. Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj. Edhe pse ato 2 pikë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera të vendit fqinj. Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare, jeton prej vitesh në Greqi ku ka zhvilluar karrierën e saj. Kësaj radhe ajo përfaqësoi Qipron duke zënë vendin e dytë.

Ndërkohë, Shqipëria i dha pikë të plota Italisë së Ermal Metës që u rendit në vendin e pestë, kurse nga ana tjetër vet Italia i dha 0 pikë Shqipërisë që përfaqësohej nga Eugent Bushpepa, i cili zuri vendin e 11-të.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549