INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtimi i Leo Mess-it është më i rëndë seç duket, lojtari do qëndrojë jashtë fushave për shumë kohë[VIDEO]

Dëmtimi i Leo Mess-it është më i rëndë seç duket, lojtari do qëndrojë jashtë fushave për shumë kohë[VIDEO]

Publikuar më: 11:58 21-10-2018

Leo Messi është njeriu, i cili ka qenë shtylla mbështetëse e ekipit të Barcelonës, në çdo rast. Ai nuk e ka lënë kurrë ekipin e tij në baltë dhe ka pasur një ecuri pozitive përsa i përket formës së tij fizike.

Kjo dhe shumë të tjera, mesa duket morën fund mbrëmë në ndeshjen kundër Seviljes. Ekipi i Barcelonës po luante mirë dhe Leo po shkëlqente tek dha një asist, më pas duke shënuar edhe një gol, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej. Në minutën e 26’ Leo pas një rrëzimi të keq në fushën e lojës është i detyruar të zëvendësohet.

Nga analizat mjekësore të bëra nga vetë klubi, Leo Messi ka pësuar një frakturë në kockën e krahut të djathtë dhe do të qëndrojë 3 javë larg fushave. Një lajm i tmerrshëm për ekipin e Barcelonës, i cili përpara tij ka dy ndeshje të rëndësishme, një kundër Inter-it në Champions League dhe kundër Realit në La Liga.

Fansat shpresojnë që ky dëmtim i Messi-t të mos ndikojë tek lojtari kur ai të rikthehet, sepse deri më tani forma e tij ishte e shkëlqyer.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875