INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e sekretarit amerikan të shtetit për Sirinë[FOTO]

Deklaratë e fortë e sekretarit amerikan të shtetit për Sirinë[FOTO]

Publikuar më: 10:45 11-01-2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë një deklaratë në lidhje me trupat ushtarake në Siri. Ai tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria, do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

"Vendimi i presidentit Trump për të tërhequr trupat tona është marrë. Do ta bëjmë", tha Pompeo në një konferencë në Kajro.
Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t'i braktisë, shkruan REL.
Pompeo po ashtu tha se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, duke shtuar se SHBA-ja do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme. Ai arriti në Egjipt të enjten, pas vizitave në Jordani dhe Irak. Nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab.

pom.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094