INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma surprizë! Zarfat me lekë dhe çudirat me to. Ja pengu i Ertilës [VIDEO]

Dasma surprizë! Zarfat me lekë dhe çudirat me to. Ja pengu i Ertilës [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 29-07-2018

Kjo e shtunë solli në shtëpinë e IN Tv, ‘Një kat më lart’, këngëtaren Ertila Koka. Në gusht bëhët një vit nga dasma e saj surprizë, dasmë që s’mund të mungonte në bisedën me moderatorin Ermal Peçi. Me shaka ai e ngacmoi rreth të ftuarve e nëse ndonjë prej tyre, siç ndodh, u ankua për ushqimet apo vonesa gjatë ceremonisë? Po zarfat e të ftuarve çfarë kishin? Kishte ndonjë ‘zarfë’ surprizë?

‘Jo se ishte dasma ime, po shkoi gjithçka shumë bukur. Kisha dhe shumë kolegë, mirë që i mblodha për shkak të sezonit. Para ceremonisë është një mankth. Mishi, ushqimi ishtë mirë, su ankuan. U vonua pak koktejli. Zarfat? Kishte edhe me euro, edhe me lek (qesh) Kishte edhe nga ato me 2.000 lek, edhe pa gjë fare (qesh)’

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Po si u njoh ajo me partnerin? Një histori shumë romantike fshihet para dasmës. Si ja prezantoi ajo babait, duke qenë se ajo shkonte shpesh në Milano… jo vetëm për koncerte. Zbuloni më shumë pas minutës së 3-të të intervistës ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0040979385375977