INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuri franceze dhe amerikane, a ja doli Macron të magjeps Trump [VIDEO]

Dashuri franceze dhe amerikane, a ja doli Macron të magjeps Trump [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 25-04-2018

Presidenti frances Emmanuel Macron shkoi në SHBA me një synim të qartë të bind Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Por a  ja doli me mirësjelljen e tij shefi i Elysees i cili gjatë vizitës 3 ditore në Shtëpinë e Bardhë shoqërohet nga bashkëshortja Brigitte.

‘A mundet një president 40-vjeçar francez, i cili mban fjalime gjithëpërfshirëse mbi Europën, të shpëtojë pa ndihmën e askujt tjetër rendin global liberal, e bashkë me të edhe demokracinë perëndimore, duke pëshpëritur në veshin e një presidenti 71-vjeçar amerikan, i cili e përçmon projektin europian dhe vlerat që ai ka për qëllim të mbështesë? Në këtë mënyrë e përshkruan në një analizë britanikja The Guardian takimin mes dy homologëve.

Dhe ajo cka u vu re mes tyre ishte kortezia dypalëshe. Ata shtrëngojnë duart, përqafohen, përshëndeten sipas rregullave francese.Dhe sigurisht gjuha e trupit mes dy presidentëve nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e mediave.“ Më pëlqen shumë’ u shpreh Trump për Macron duke shpjeguar kontaktin fizik mes tyre.

Madje kreu i Shtëpisë së Bardhë guxoi dhe i pastroi Macron shpatullat nga zbokthi. Edhe gjatë shëtitjes në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë kur presidenti francez mbeti mbrapa Trump i zgjati dorën.Jashtë vëmendjes nuk mund të mbetej  edhe darka gala e organizuar nga Zonja e Shtëpisë së Bardhë Melania Trump dhe sigurisht veshja e çifteve presidenciale darkë e cila a u pasua me një shfaqje të Operas Kombëtare të Uashingtonit.

E gjithë mbrëmja gala me 120 të ftuar u organizuar nga vetë Melania e cila  veshur me shumë elegancë mesa duket tërhoqi edhe vëmendjen e shefit të Elysees dhe të dy dukeshin shumë të afërt. Mes sharmit të darkës nuk munguan dollitë për miqësinë si dhe ushqimi një miksim mes traditës amerikane dhe asaj franceze.

Dhe duket se Macron ia doli qëllimit të tij edhe pse në mision gjatë kësaj jave do të jetë edhe Kancelarja Merkel.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij francez kanë arritur mes tyre akordin për një marrëveshje të rimodeluar për programin bërthamor të Iranit .

Por Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë të tyre për të ndryshuar paktin bërthamor me vendin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0026769638061523