INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çunat shqiptarë grimuan vajzat dhe rezultati është epik! [FOTO]

Çunat shqiptarë grimuan vajzat dhe rezultati është epik! [FOTO]

Publikuar më: 20:33 12-06-2018

E keni menduar ndonjëherë si mund ta realizojnë djemtë grimin? Ok, largoni nga mendja Marion, Arielin, James Charles-in apo Rick Baker-in dhe përqëndrohuni tek i dashuri, ish-i dashuri, vëllai apo kushdo tjetër. Nëse mendimet i keni lëmsh, rubrika “Anabel Lab” në programin më të ri në INTv, “Hostel by Anabel” ju vjen në ndihmë.

Pra, 3 bukurosha u bënë pjesë e rubrikës së parë për të treguar (jo) talentin e tyre me kremin pudër, 9.383.393 llojet e furçave të makeup-it, rimelin, penelin, tonet e syve, buzëkuqin dhe mijëra përdorime të tjera të l-a-p-s-i-t etj, etj, etj. Dasildo, Indriti dhe Edi u vendosën para Deamishel (e theksojmë: shpresonte që të paktën njëri t’i afrohej grimit të saj), e cila i prezantoi produket e mësipërme: kur, si, qysh, tek t’i përdornin dhe djemtë filluan punën me modelet e përzgjedhura, Ilirjana, Ajkena dhe Xhulia. Paçi fat, vajza

fyou.jpg

-640-0-5b1ea97e028fb.jpg

-640-0-5b1ea983c87a4.jpg

Për plot 30 minuta, ata shkrinë talentin

-640-0-5b1ea986a6ef2.jpg

-640-0-5b1ea981eb325.jpg

-640-0-5b1ea9770666c.jpg

-640-0-5b1ea97ab2c32.jpg

-640-0-5b1ea9753dd19.jpg

dhe rezultati është siç e prisnim: EPIK!

-640-0-5b1ea98f14cab.jpg

-640-0-5b1ea98a6554b.jpg

-640-0-5b1ea988bd63c.jpg

Pra, ka vetëm 2 mundësi: Ose djemtë nuk ja thonë fare, po fare nga grimi, ose nuk kishin kohë mjaftueshëm. Dea’, nëse Marios i duhet gjysmë ore për një vetull, si mund ta realizojnë gjithë grimin të shkretët për vetëm 30 minuta? Le t’u japin një tjetër mundësi...hmmm ndoshta.

-640-0-5b1ea96c5aa10.jpg

Fitues u shpall Edi dhe bukuroshja e tij e kthyer në sirenë, e cila vazhdon t’i ketë sytë po aq të bukur sa në fillim.

photo.jpg

-640-0-5b1ea996c3f9e.jpg

-640-0-5b1ea98a6554b_1.jpg

Të gjithë ju që për arsye madhore e të justifikuara e humbët pjesën e parë, “Hostel by Anabel” mund ta ndiqni  në ritransmetim të martave, ora 12:30 në INTv.

Seritë e reja në vazhdim do të mund t'i ndiqni çdo të hënë, ora 17:00 në INTv ndërsa të shtunat do të nisin ritransmetim pas disa javësh. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0050928592681885