INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano Ronaldo rrezikon dy vite burg, në janar ekzekutohet vendimi i gjykatës spanjolle

Cristiano Ronaldo rrezikon dy vite burg, në janar ekzekutohet vendimi i gjykatës spanjolle

Publikuar më: 21:17 14-12-2018

Cristiano Ronaldo do të paraqitet përpara një gjykate në Madrid me 14 Janar për t’ju shprehur akuza e evazionit fiskal me 14.7 milion dollarë.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë” është akuzuar që në vitin 2017 për fshehjen e të ardhurave nga të drejtat e imazhit.

Thuhet se ai ka dërguar para në një kompani “fantazmë” në Ishujt Virgin.

Dënimet për këtë lloj akuze arrijnë deri në dy vjet, por mesa duket avokati i Ronaldos po përpiqet që të arrijë një marrëveshje për më pak se 10 milion dollarë, për t’ja hedhur paq nga ky dënim.

Edhe Lionel Messi është akuzuar për të njëjtën gjë, por ende nuk është dhënë asnjë verdikt për “yllin” e Barcelonës, ndryshe nga Ronaldo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607