INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenden tifozët, kapiteni legjendar Francesco Totti 'rikthehet' tek Roma

Çmenden tifozët, kapiteni legjendar Francesco Totti 'rikthehet' tek Roma

Publikuar më: 17:25 20-05-2019

Situata dramatike tek ekipi i Romës, po bëhet një fenomen shqetësues jo vetëm në Itali, por në të gjitha shtetet ku ekipi verdhekuq ka tifozë. Dorëheqja e Klaudio Ranierit së fundmi dhe rezultatet aspak të mira kanë bërë që kore të shumta urrejtje të shigjetojnë drejtuesit e klubit në të gjitha stadiumet italiane. Në këtë mënyrë mediat italiane bëjnë me dije se po përgatitet një revolucion i madh dhe në skenë pritet të dalë kapiteni legjendar Francesco Totti.

Përflitet  se ai do të caktohet drejtori i ri teknik me objektivin e vetëm, rikthimin e lavdisë tek kryeqytetasit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396