INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili e përjeton më keq ndarjen, një mashkull apo një femër?

Cili e përjeton më keq ndarjen, një mashkull apo një femër?

Publikuar më: 18:25 09-07-2018

Jeta dashurore është burimi më i madh i ndjenjës së pikëllimit, ka zbuluar një hulumtim i ri, i cili, gjithashtu, tregon që rasti i tillë është më e shpeshtë te femrat, sesa te meshkujt.

“Kur flasim për jetën romantike të njerëzve, na duket sikur çdo njeri në jetën e tij ka marrë ndonjë vendim, për shkak të të cilit më vonë i është thyer zemra”, thotë prof. Nil Roese, nga Universiteti “Kelog” i Ilinoisit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 320 persona të rritur nga territori i tërë SHBA-së të moshës 20 deri 80 vjeç.

Të anketuarit kanë bërë listën e gjërave të cilat më së shumti u kanë shkaktuar dhembje në jetë.

Është nxjerrë në pah që te shumica e njerëzve në krye të listës ka qenë jeta dashurore. Apo, thënë më saktë, kjo gjë ishte në vend të parë te 44% e femrave dhe te 19% e meshkujve.

Siç kanë theksuar të anketuarit, pikëllimi më së shpeshti ka qenë i lidhur me lejimin e personit të dashur që të ndahet, humbja e rasteve për të pasur personin e dëshiruar dhe mungesa e iniciativës.

“Sa i përket rastit të humbur, mund të konsiderohet si leksion i cili do t’i detyrojë njerëzit që të punojnë më shumë për të arritur sukses në ardhmen.

Pikëllimi në të vërtetë është motivim. Mirëpo, kini kujdes të mos i përsërisni vendimet e gabuara”, porosit prof. Roes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891