INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet nuk duhet të bëjnë këto 5 veprime në publik. Te tjerët bezdisen shumë!

Çiftet nuk duhet të bëjnë këto 5 veprime në publik. Te tjerët bezdisen shumë!

Publikuar më: 12:32 14-06-2018
Çiftet e lumtura  janë ata të cilët bëjnë veprime të ndryshme, duke shqetësuar  personat që  janë pjesë në jetën e tyre. 
Ndoshta, sipas intv.al  ata e bëjnë pa qëllim, por disa gjëra bezdisin të tjerët. 
1. Numërojnë shpesh ditët derisa ta çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër
Disa çifte përqëndrohen te planet e tyre dhe harrojnë çfarë po ndodh në mjedisin shoqërorë. Nëse janë thjesht të lidhur, mezi presin fejesën, apo martesën.  Tema e bisedës së tyre është e njëjta dhe bëhen të mërzitshëm.
 2. Flasin vetëm për fotot që kanë bërë së bashku 
 Të ndash një eksperiencë të bukur me shoqërinë  është një nga gjërat më normale, por kur kjo gjë përsëritet  bëhët e mërzitshme. Prandaj, kujdes  shijojini pushimet dhe fotot e bëra, por mos u tregoni  egoistë në shoqëri.
 3. Thërrasin njëri-tjetrin me pseudonime në momentin e gabuar
Privatësia është një nga gjërat më të mira që ka një çift. Mundohuni  të mos e ekzagjeroni  në sytë e  miqve tuaj, pasi mund të dukeni  shumë të përkëdhelur. Ruajini disa gjëra për veten tuaj!
 4. E quajnë veten “ çifti perfekt”
Miqtë gëzohen që ju jeni një çift pa probleme, por duke e thënë shpesh këtë gjë në sytë e tyre, tingëllon keq. Ndonjëherë,sipas intv.al  më mirë tregojeni me vepra, sa çift perfekt  jeni!
 5. E quajnë veten ekspertë lidhjesh
Eksperienca të bën të shmangësh gabimet në një lidhje. Çiftet harrojnë ndonjëherë se përveç qëllimit të mirë për të dhënë këshilla dikujt si të sillet në një lidhje, ata e mbivlerësojnë veten. Kjo gjë shkakton shqetësim te njerëzit e tjerë, kujdes.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003741979598999