INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë prezantoi Samsung në IFA 2017 [FOTO]

Çfarë prezantoi Samsung në IFA 2017 [FOTO]

Publikuar më: 16:41 02-09-2017

I hapur në 1924 nën emrin "Panairi Ndërkombëtar i Radios në Berlin" (Internationale Funkausstellung Berlin) IFA renditet sot si një prej panaireve teknologjike më të mëdha në botë duke i dhënë mundësinë çdo kompanie të prezantojë risitë e tyre.

I tillë ishte edhe ky edicion, i cili nisi në datë 30 Gusht për median dhe hapi dyert për publikun me datë 1 Shtator. Për të parën herë aktivitetet e IFA Berlin u mbuluan nga Geek Room i cili ishte aty për të raportuar në kohë reale në rrjetet sociale se çfarë po ndodh dhe cilat janë produktet më të veçanta.


Konferenca më e madhe e mbajtur në IFA 2017, ajo e Samsung, nisi ditën e mërkurë në Tempodrom, një prej ambienteve më të mëdha të eventeve në Berlin e cila mirëpriti median ndërkombëtare për të lançuar një seri produktesh fantastike nën logon e Samsung dhe nën sloganin "Your New Normal".

Duke ruajtur traditën, konferenca e Samsung na prezantoi me teknologjinë e re të perdorur në lavatriçet AddWash, me të cilën tani mund të shkurtojë proçesin deri në përgjysminim e tij. Falë app "HomeCare Wizard" lavatriçja mund edhe të komandohet direkt nga smartphone juaj, edhe jashtë shtëpisë.


Samsung Powerstick Pro, një fshesë korenti dinamike, e shpejtë dhe me një design perfekt që mbi të gjitha lejon fshesën të futet në cepat më të vështira të shtëpisë, kjo duke u kujdesur edhe për qëndrimin e shpinës tuaj.

adddhefshesa.png


The Frame, një platformë moderne që i jep mundësinë galerive dhe artistëve për të shprehur artin e tyre por në të njëjtën kohë edhe konsumatorëve të vendosin vetë, sa herë të duan për imazhet e shfaqura.


Q8F, seria e re e televizorëve smart bazuar në teknologjine QLED të prezantuar në Shkurt të këtij viti dhe që këtë edicion të IFA u pasurua me 14 modele të rinj.

QLED Gaming Monitor bën zyrtarisht një hap para në perfshirjen e Samsung në botën e gaming me një ekran Super Ultra Wide Screen në rezolucionin 32:9. I testuar nga gamerat më të suksesshëm, ky është shembulli perfekt se si kualiteti dhe teknologjia ndryshojnë përjetimet në lojë.

qledet.png


Gear Sport, ora inteligjente e cila prish barrierat midis përditshmërisë dhe jetës aktive. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, Gear Sport bëhet shoqëruesi më i mirë si në pishinë ashtu edhe në mal. Por jo vetem kaq, kjo orë inteligente është asistenti yt gjatë vrapimit pasi falë teknologjise së saj, në kohë reale ju njofton nëse duhet të përshpejtoni, ulni shpejtësinë apo t'ju motivojë të vazhdoni siç po vraponi!


Gear Fit2 Pro, krijuar nga një ekran AMOLED i harkuar dhe teknologji të përshtatur për aktivitet fizik, ai vjen në dy ngjyra, e zezë dhe e kuqe sportive. Më i lehtë në dorë se paraardhësi i tij dhe me më shumë applikacione.
E veçanta e serisë së re të Gear është partneriteti i Samsung me Spotify dhe Under Armour për ti krijuar përdoruesit mundësinë të shkarkojë këngët e tij të preferuara dhe të përdori një seri app të dedikuara aktivitetit sportiv.


Të fokusuar jo vetëm në aktivitetin e përditshmerisë tuaj por edhe në muzikën që ju emocionon, Samsung ka krijuar Gear IconX 2018. Këto kufje wireless mund të ofrojnë deri në 7 orë muzikë dhe kanë një memorie 4GB që do të thotë se nuk është gjithmonë e rëndësishme të kesh me vete smartphone-in tënd.

 maxresdefault.jpg

 

Geek Room shpenzoi një ditë të plotë në godinën e Samsung dhe ajo çfarë përjetuam ishte magjike por edhe e shijshme! Një drekë e përgatitur në kuzhinën me paisje Samsung nga tre shefa Michelin bëri diferencën këtë edicion të IFA.

kuzhinaaa.jpg


Historia ka treguar se Samsung është një prej besnikëve më të mëdhenj të IFA dhe kjo shpjegon më së miri se pse gjigjandi korean vendos që çdo Shtator të lançojë seritë e reja si pjesë e këtij panairi.

ifa-topics-page-featured-image-1500x1000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273