INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodhë me shenjën tuaj pas eklipsit Hënor? Ja si priten këto 48 orë

Çfarë do të ndodhë me shenjën tuaj pas eklipsit Hënor? Ja si priten këto 48 orë

Publikuar më: 12:30 28-07-2018

Hëna e përgjakur ishte një ndër fenomenet hapsinor më të rrallë të shekullit. Sa të jemi gjallë nuk do të kemi mundësi që të përjetojmë një tjetër event si ky, por ama lind pyetja se çfarë ndryshimi do të sjellë ky event për jetën tonë. Më poshtë keni listën e ndodhive që do t'i ndodhin shenjave të ndryshme të horoskopit.

Dashi- Do të gjendeni lart ose poshtë gjatë 48 orëve të ardhshme, por asnjëherë ndërmjet. Do të shkëpusni përgjithmonë lidhjet me ata që nuk i pëlqeni në vetvete, por që nuk janë armiqtë tuaj. Kujdes nga postet në rrjetet sociale, pasi mund që t'iu shkaktojnë probleme të mëdha.

Demi- kujdes me përzierjen e jetës suaj personale me atë profesionale. Pasojat mund që të jenë të rënda për ju, prandaj mendohuni mirë para se të ndërmerrni ndonjë veprim ose të dhe të pamatur.

Binjakët- e shumta e shenjave të tjera nuk do të kalojnë mirë orët e para pas eklipsit, por Binjakët janë rast krejt tjetër. Ata do të kenë përkrahje të fortë nga të afërmit e tyre dhe në këtë mënyrë do të zgjidhin problemet e vjetra. Pritet që disa nga ata të takojnë njerëz të afërt të cilët kanë kohë pa i parë.

Gaforrja- eklipsi do të lërë këtë shenjë në dashuri të thellë. Jeta juaj romantike do të marrë një zhvillim shumë të rëndësishëm, qoftë për mirë ose keq. Kujsdes pasi situata juaj ekonomike pritet që të përkeqësohet.

Luani- do të ndodheni përballë nevojës për të vepruar në të mirë të jetës suaj në çift. Nuk këshillohen levizje shumë agresive nga ana juaj. Mësoni që të merrni dhe të jepni nga të tjerët, kjo do të jetë gjëja më shpëtuese për ju.

Virgjëresha- mund që të bëni një ndryshim të madh në jetën dhe rutinën tuaj. Nuk do të ketë pasoja negative për ju, thjesht do të keni mundësi më të shumta zgjedhjeje për jetën tuaj.

Peshorja- zakonisht njerëzit me këtë shenjë janë shumë energjikë, por ama gjërat do të ndryshojnë pas eklipsit. Këto orë ju do të ndjeni një ndjenjë të thellë bezdie. Lodhja do t'iu shoqërojë, prandaj sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm këtë fundjavë.

Akrepi- shenja më e rrezikuar nga eklipsi është akrepi. Kujdes nga veprimet agresive, pasi mund që të përfundoni në lot dhe të penduar thellë për gabimin e bërë.

Shigjetari- do të nisni që të keni fat të mirë. Ngarkesa në punë do të kalojë dhe lidhjet tuaja do të nisin që të shkojnë shumë mirë e pa tensione.

Bricjapi- do të gjendeni në situatë jo dhe aq të rehashme. Do të duhet që të punoni më shumë, pasi do t'iu duhen më shumë para.

Ujori- nëse keni qënë midis dilemave të mëdha, tani është koha për të vepruar ose për t'ia mbathur. Veprimi juaj do të ketë ndikimi dhe për dy vitet e ardhshme të jetës suaj.

Peshku- fokusohuni në bërjen e më të mirës dhe jo në dorëzimin dhe heqjen dorë nga gjithçka.

Article Logic
Execution time: 0.0042119026184082