INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bosnje-Hercegovina do të njohë Kosovën. Deklarata trondit Serbinë, Vuçiç: “Duan të na shkelin e poshtërojnë” [VIDEO]

Publikuar më: 16:54 14-11-2017

Serbia po shpërthen nga presioni i fqinjëve. Anëtari i presidencës boshnjake deklaroi se Bosnje dhe Hercegovina do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kaq ka mjaftuar që qeveria serbe të vërë alarmin. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç reagoi menjëherë duke u shprehur se “disa mendojnë se Serbia nuk është poshtëruar dhe shkelur mjaftueshëm”. Me tej Vuçiç aludoi se për fqinjët,  një Serbi e mirë është ajo që është poshtëruar dhe shkelur. Kreu i shtetit serb komentoi qëndrimin e Bakir Izetbegoviç për njohjen e Kosovës duke shtuar se kjo deklaratë do të kishte pasoja të gjera politike dhe ligjore. "Kjo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon," tha Vuçiç për gazetarët. Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, është shprehur i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut.  Ai deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas tij duhej të ishte bërë më herët. “Për mua, deri tani Kosova duhej të ishte njohur si shtet. Tani kolegët tanë do të jenë të zemëruar dhe përpjekjet tona për ta njohur  pavarësinë e Kosovës, kanë sjellë vetëm probleme brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, por nuk e kanë ndihmuar Kosovën”.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107