INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet reforma në drejtësi? Ngritja e institucioneve në pikën zero

Bllokohet reforma në drejtësi? Ngritja e institucioneve në pikën zero

Publikuar më: 10:17 10-03-2017

Situate e nxehtë politike u duk se bllokoi ngritjen e komisionit ad-hoc për zgjedhjen e komisioneve të Vettingut. Por tashmë zbatimi i reformës në drejtësi ka hasur në një vështirësi të re, që nuk ka lidhje as me situatën politike dhe as me bojkotin e Parlamentit nga opozita. Ngritja e dy organeve më të larta të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në dyshim, sepse nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për garë dhe procesi, ashtu si për Vettingun, duket do të shkojë drejt rihapjes. Ose e thënë ndryshe, drejt pikës zero.
Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se aplikimet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë të pamjaftueshme. Një nga anëtarët e KLGJ dhe KLP duhet të vijë nga bota akademike dhe sipas ligjit duhet të jenë 7 kandidatura nga universitetet publike dhe 3 nga ato jopublike.
Në një letër drejtuar kryetari të Kuvendit Ilir Meta, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla lajmëron se numri i aplikimeve nga universitetet publike dhe jo publike është nën minimumin e nevojshëm dhe për këtë Sekreatrja Albana Shtylla kërkon rihapjen e aplikimeve për anëtarët e organit kryesor të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ky vendim sipas sekretares Shtylla ka marrë mbështetjen edhe të misionit Euralius.
Kandidaturat deri tani për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë 6, ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë 5 të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936