INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku bëhet pjesë e filmit të njohur AMERIKAN, Xhensila e bën të qajë me reagimin më të bukur që mund të bënte ndokush [FOTO]

Bes Kallaku bëhet pjesë e filmit të njohur AMERIKAN, Xhensila e bën të qajë me reagimin më të bukur që mund të bënte ndokush [FOTO]

Publikuar më: 20:20 03-07-2018

Bes Kallaku cilësohet si një ndër aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri. Përveç eksperiencës në spektaklin ‘Portokalli’ ai ka pasur mundësi të luajë si aktor edhe në disa projekte filmike shqiptare. Por duket se Besi ka vendosur ta vazhdojë më tej karrierën në film, madje këtë herë në një zhanër të ri dhe përkrah aktorëve të njohur amerikanë, por pjesë e këtij filmi do të jetë edhe Vin Bejleri, moderatori i “Kolaudim”
Besi ka publikuar në ‘Instagram’ ‘trailer-in’ e filmit, në të cilin duket se do të ketë një rol të rëndësishëm. “’The Brave’, së shpejti në kinema”, – ka shkruar aktori. Përveç kësaj, bie në sy se një pjesë e skenave të filmit janë xhiruar në Tiranë.
E sigurisht që nuk mund të mos mungonte një reagim i bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj e cila i ka thënë disa fjalë të ëmbla me anë të një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar trilerin dhe i ka shkruar këto fjalë:

Ne jete jane dy dite te rendesishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse...
Ti ke lindur per te lene gjurme dhe une jam krenare qe rrugetoj bashke me ty ne te mbrekullueshmen jete...
Ke bere gjene me te bukur por me te veshtire deri tani ne jete, ke bere njerezit te buzeqeshin, dhe sic e thua edhe vete Buzeqesh sepse ne kurre nuk do qeshim dy here me te njejten shaka, ama do qajme disa here per te njejtin problem.
Ky eshte vetem fillimi, sepse une di qe ti do ngjitesh shume lart dhe do kthehesh prap per ti dhene doren dikujt tjeter...Krenare per ty. @bes_kallaku”

"Hau ç'më ke emocionu, i lumtur që t'kam", i komenton Besi.

besa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111