INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid rrëfehet për adoleshencën: 'Isha një nga personat më të pasigurt në botë'[FOTO]

Bella Hadid rrëfehet për adoleshencën: 'Isha një nga personat më të pasigurt në botë'[FOTO]

Publikuar më: 10:16 20-03-2018

Bella Hadid është një nga fytyrat më të njohura të botës së modelingut pavarësisht se është vetëm 21-vjeç.

Ambasadorja e “Dior” së fundmi në një intervistë për Cosmopolitan.com shprehet se ndihej mirë me paraqitjen e saj pavarësisht faktit se në adoleshencë pesha trupore dhe forma e vetullave i jepte ndjesinë të kishte shumë pasiguri brenda vetes.

“Mendoja se kisha shumë pasiguri në paraqitje duke u rritur, problemi ishte tek vetullat e mia pavarësisht se nuk e dija se duhet të bëja diçka që ato të dukeshin sa më mirë. Isha pak e shëndoshë në moshën 15-vjeçare dhe kisha shumë tipare në fytyrë të cilat nuk po zhvilloheshin fakt ky me të cilin u mësova me kalimin e kohës”, shprehet super modelja 21-vjeçare.

Sido që të jetë Bella Hadid tani është krenare për linjat e saj të mahnitshme dhe problemi me vetullat duket se nuk ekziston më dhe kjo falë make-up artistëve.

“Mbajini të rreme derisa ti keni natyrale, vetullat janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës së njeriut kështu që derisa të jem në gjendje t’i përmirësoj tani për mua është revolucionare”, shprehet Bella Hadid.

Gjithashtu modelja 21-vjeçare është shprehur se pëlqen ti bëjë fytyrës një kontur të lehtë më make-up në mënyrë që ti japi një elegancë të plotë dhe këtë e arrin duke përdorur disa nga produktet më të shëndetshme të Dior i gjithë ky fiksim i krijuar pasi modelja u diagnostifikua me infeksionin e lëkurës të quajtur “Lymes disease“ në vitin 2012./intv.al/

zdfg_3.PNG

zxdfv_w.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0059058666229248