INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Belgjika ''tregon dhëmbët'', fiton me rezultatin e pastër ndaj Panamasë, por ky gol i Mertens ishte spektakolar [VIDEO]

Belgjika ''tregon dhëmbët'', fiton me rezultatin e pastër ndaj Panamasë, por ky gol i Mertens ishte spektakolar [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 18-06-2018

Belgjika ka mposhtur në sfidën e parë të zhvilluar në “Fisht Olympic Stadium” kombëtaren e Panamasë me rezultatin e pastër 3-0.

Një fitore e merituar për Belgët të cilën e dominuan totalisht takimin përballë Panamasë e cila ishte e pafuqishme të përballonte sulmet e Belgjikës.

Pas një pjese të parë të dobët, Belgjika ka shpërthyer pas pushimit duke mposhtur bindshëm Panamanë me rezultatin e pastër 3-0. Belgët e kishin shumë të vështirë të shënonin golin që do t’u lehtësonte punën teksa Panama luante ndeshjen e parë të historisë së saj në Kupën e Botës.

Mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Mertens me shokë nuk ishin të qetë dhe mbase e kishin nënvlerësuar më shumë sesa duhej sfidën ndaj një ekipi inferior. Por pas pushimit belgët u futën me një mentalitet tjetër, ishin më agresivë dhe më kreativë, dhe kjo u pa te goli i parë.

Pas një aksioni të bukur, topi shkon te Dries Mertens i cili me një goditje fantastike me të parën ka arritur të zhbllokojë rezultatin. Rradha më pas do t’i kalonte bomberit të kësaj kombëtareje, Romelu Lukakut, i cili realizoi një dopietë në minutat 69-të dhe 75-të që vulosi shifrat në 3-0.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314