INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bëhuni gati për të papriturën'' Ç'do i ndodhë një shenje, nuk do i ndodhë tjetrës pas Hënës së Re

''Bëhuni gati për të papriturën'' Ç'do i ndodhë një shenje, nuk do i ndodhë tjetrës pas Hënës së Re

Publikuar më: 16:58 16-08-2019

Nëse do përshkruanim me pak fjalë se ç’do të sillte hëna e plotë në Ujor dhe tërheqja e Uranit, planeti drejtues i shenjës së sipërpërmendur deri në janar të vitit të ardhshëm, astrologët do i përmblidhnin në këtë mënyrë: Bëhuni gati për të papriturën, por gjithçka në të mirën tuaj! Çdo ndryshim do të mirëpritet nga ju, kjo falë dozës së dyfishtë të energjisë që keni prej eklipsit të muajit të kaluar. Hënat e plota kanë të bëjnë me kulminacionin. Gjatë kësaj faze ne nxitemi të heqim dorë nga çdo gjë që na ‘mbyt’ duke bërë që të ‘rilindim’ e të përqafojmë vetëm gjërat pozitive.

Lexoni më poshtë një përmbledhje të asaj që mund t'ju ndodhe:

Dashi

Do të jeni mirënjohës për të gjithë njerëzit që do të keni në krahë ! Do t’u tregoni vendin njerëzve që ju duan për interes e do vlerësoni miqtë e vërtetë. Do nxirrni shumë njerëz nga jeta juaj pa ju dridhur qerpiku.

Demi

Tani në qendër të vëmendjes është karriera juaj dhe jeta sociale. Si shenjë e ngadaltë dhe e qëndrueshme, ju do të bëni gjithçka për të shmangur ndryshimin (madje edhe atë pozitiv), por ndonjëherë, ju duhet ta merrni hapin edhe nëse gjërat ndjehen të pasigurta në fillim.

Binjakët

Hëna thotë: Zgjeroni horizontet. Është koha më e mirë për të udhëtuar diku, për t’u shoqëruar me njerëz të rinj, për të zhvilluar më tej interesat tuaja etj.
Gaforrja

Kjo është koha juaj për të rivlerësuar gjithçka. Për cilat gjëra ia vlen të shpenzosh, ku duhet të kurseni etj ! Gjithçka do të sillet rreth financave tuaja. Bëni një bilanc dhe mos shpenzoni kuturu.

Luani

Hëna e Plotë do të prekë fushën e ndjenjave, romancën dhe marrëdhëniet tuaja. Por nëse njerëzit nuk i vlerësojnë veprat tuaja, jepini duart ! Kujdesuni për veten dhe kërkoni më të mirën, sepse e meritoni!

Virgjëresha

Si një shenjë punëtore, ju këshillojmë që mos ta lini veten pas dore ! Pushoni dhe bëni çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë.

Peshorja

Ky fenomen astrologjik do t’ju bëjë më kreativ. Do të jeni të aftë të shprehni veten, të prishni muret që kishit ndërtuar rreth vetes! Megjithatë mbani mend se kufijtë nuk janë egoistë! Jo të gjithë e meritojnë kohën dhe vëmendjen tuaj.

Akrepi

Kjo Hënë do t’ju bëjë të ktheni kokën nga familja ! Nëse keni hatërmbetje, ka ardhur koha të falni apo të kërkoni falje nëse në të shkuarën keni gabuar.

Shigjetari

Hëna po ndriçon aftësitë tuaja të komunikimit! Do të jeni aventurierë si gjithmonë, por ju këshillojmë të jeni paksa më me këmbë në tokë e të duruar, sepse mosmbajtja e përgjegjësive mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Bricjapi

Këtë periudhë do të jeni me laps e letër në dorë për të llogaritur çdo hap që keni ndërmarrë deri më tani e qindarkë që keni harxhuar. Ndonëse nuk është fundi i vitit, shtatori do t’ju gjejë me një raport të imtësishëm të gjërave që kanë ndodhur deri më tani! E gjitha kjo, që ju të jeni të përgatitur për pjesën e mbetur të vitit që ju pret.

Ujori

Mirësevini në jetë, Ujor. Kjo është Hëna juaj dhe ndjenja juaj e individualitetit po arrin një kulminacion epik. Përgëzoni veten për disa përparime serioze personale dhe mos kini frikë ta lironi veten nga frikërat.

Peshqit

Tashmë jeni duke lundruar në ujëra të panjohur dhe kjo Hënë do ju bëjë më emocional. Do të ndiheni paksa të përhumbur, por do e rigjeni veten dhe qëllimin tuaj shumë shpejt në jetë./ Living 

Article Logic
Execution time: 0.004378080368042