INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sulmon kryeprokuroren Marku: Shërbëtore e Ramës, po përgatit lirim e Shullazit

Basha sulmon kryeprokuroren Marku: Shërbëtore e Ramës, po përgatit lirim e Shullazit

Publikuar më: 11:02 21-09-2018

Kreu i opozitës ka sulmuar kryeprokuroren Arta Markun. AI e quan si shërbëtore e kryeministrit Rama madje sipas tij po përgatisin lirimin e Shullazit. Kreu i PD u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme, Arta Marku, la pa prokurorë çështjet “Tahiri” dhe “Shullazi”, ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit. Lulzim Basha hodhi edhe një herë tjetër akuza në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, Kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi një hetim disiplinor për të gjithë prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi” dhe grupin e tij, ndërsa menjëherë më pas ajo caktoi edhe shpërndarjen e përkohshme të disa prokurorëve nga Krimet e Rëndë, në rrethe, përkatësisht Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj në Pukë, sakaq Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës”, tha ai.
Më tej, Basha ritheksoi edhe njëherë se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine.

“290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra. Nënat i përcjellin nënat në shkollë fëmijët. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi qëlluar në shenjë”, shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0045959949493408