INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Balla nuk ndalet kundër Lulzim Bashës. Padi e tretë për...

Balla nuk ndalet kundër Lulzim Bashës. Padi e tretë për...

Publikuar më: 15:01 29-06-2018

Përballaja mes Lulzim bashës dhe Taulant Ballës si duket nuk do të kalojë lehtë. Ndërsa kreu i opozitës hodhi poshtë çdo mundësi për lidhjet e tij me grupin kriminal të Elbasanit ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të grupit socialist. Por Taulant Balla shfaqet i vendosur për tu përballur me Lulzim Bashën përballë drejtësisë. Ndja vetëm pak minuta pas deklaratës së Bashës kreu i grupit socialist Taulant Balla ka lajmëruar një padi të drejtë për kreun e demokratëve pranë Krimeve të Rënda.

Deklarata për mediat e Taulant Ballas:
“Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë, për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.
Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.
Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta.
Me opozitën reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.
Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013351440429688
    array(1) { ["section"]=> string(60) "balla-nuk-ndalet-kunder-lulzim-bashes-padi-e-trete-per-63214" }